Të paktën 16 persona humbën jetën në Indi si pasojë e temperaturave të larta.
Faqja e lajmeve NDTV e Indisë tha se temperatura e ajrit në qytetin Aurangabad të Biharit, një nga shtetet më të populluara të vendit, arriti në 48 gradë Celsius ndërsa 16 persona humbën jetën në një periudhë 2-orëshe për shkak të nxehtësisë ekstreme.
Mjeku i spitalit të qytetit tha se të paktën 35 persona kanë ardhur në spital me ankesa lidhur me temperaturat e larta.
Bihar është një nga shtetet më të prekura nga vala e të nxehtit në vend. Shkollat ​​dhe qendrat arsimore do të qëndrojnë të mbyllura deri më 8 qershor.
Departamenti Meteorologjik i Indisë ka lëshuar një paralajmërim për valë të rënda të të nxehtit në shtet në dy ditët e ardhshme.
Në kryeqytetin e Indisë, New Delhi, një person ka vdekur për shkak të nxehtësisë ekstreme ndërsa është regjistruar temperatura më e lartë ndonjëherë prej 52.9 gradë Celsius./aa