Anëtari i Kryesisë së selisë blu, Belind Këlliçi publikoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, dokumentin e vitit 2014 të Bankës Botërore që kishte të bënte me pastrimin e Tiranës, të cilin Erion Veliaj e përdor si alibi për të justifikuar planin për ngritjen e inceneratorit dhe rritjen e tarifës për pastrimin e Tiranës.

“Ky dokument nuk gjendet është zhdukur dhe mua më ka rënë në dorë para pak ditësh. Është studimi i fizibilitetit të IFC-së i vitit 2014, i Bankës Botërore.

SKANDALI/ "Nga 38 euro për ton, sot paguajmë 93 euro" - Ja

 

Veliaj thoshte se e ka patur që ishte një tarifë prej 38 euro për tonë për pastrimin e Tiranës, për të cilën ne paguajmë 16 milionë euro në vit.

SKANDALI/ "Nga 38 euro për ton, sot paguajmë 93 euro" - Ja

Ky studim parashikonte pastrimin e Tiranës, mbledhjen e mbetjeve, zgjerimin e landfillit të Sharrës, depozitimin dhe përpunimin e tyre dhe bënin të gjithë këtë proces për 250 mijë tonë në vit me 38 euro për ton.

SKANDALI/ "Nga 38 euro për ton, sot paguajmë 93 euro" - Ja

Ne paguajmë Eco Tirana. Paguajmë 16 milionë euro për mbledhjen dhe koshave. 16 milionë euro për 250 mijë tonë, shkon 64 euro për ton.

SKANDALI/ "Nga 38 euro për ton, sot paguajmë 93 euro" - Ja

Plus 29 euro për ton për depozitim, vetëm pastrimi për 250 mijë tonë, e ka çuar në 93 euro për tonë, pastrimin e Tiranës. Është vjedhje e paimagjinueshme”, tha Këlliçi./OraNews