Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u filmua teksa dilte me një valixhe me dokumente nga Gjykata e Posaçme.

Ilir Beqaj u paraqit në gjykatë me valixhe, për të marrë aktet hetimore të dosjes së Sterilizimit, për të cilën akuzohet për shpërdorim detyre.

Vetë Beqaj tha për median se dosja është shumë e madhe.

 

Fillimisht Beqaj refuzoi që të paguante shumën prej rreth 10 milionë lekë për të marrë këtë dosje. Më pas gjykata ia vuri në dispozicion atij./OraNews