Asosacioni duket se është bërë shkak për një përplasje tashmë publike mes presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurtit. Letra që qevëria i dërgoi Këshillit të Europës për asosacionin duket se u bë shkak për këtë çështje dhe pse përplasjen ndonëse jo publikisht dukeshin dhe më herët kryesisht për raportet mes Kosovës dhe partnerëve të saj. Osmani pati deklaruar se nuk kishte asnjë dijeni për letrën e dytë që qeveria e Kosovës i çoi Këshllit të Europës dhe këtë e konsideroi të papranueshme. Kryeparlamentari u justifikua duke thënë se Osmani kishte qenë jashtë vendit.

- Advertisement -

Por në një deklaratë për Ekonomia Online, Osmani e ka quajtur qesharak, këtë pretendim duke thënë se në kohën moderne ekzistojnë mundësitë e shumta të komunikimit siç është telefoni.

“Jemi në vitin 2024 ku telefonat funksionojnë shumë mirë pavarësisht në cilën zonë kohore jemi dhe në të njëjtën kohë të gjitha komunikimet tona deri tani në këto tri vite e gjysmë të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e politikës së jashtme kane qenë pikërisht përmes telefonit sepse dikush nga institucionet gjithnjë ka qenë jashtë vendit dhe të thuhet që një informatë kaq fondamentale për një proces kaq kapital që e ka ndryshuar në tërësi qëndrimin që ne e kemi mbajt deri atë ditë.

Të gjitha kanë rënë në ujë me ofertën që është bërë atë ditë sepse ajo ofertë nuk ka qenë as për nga përmbajtja e as për nga procedura vazhdimësi e listës së zotimeve që e kanë nënshkruar të tre liderët”- tha Osmani

 

Ministrja e Jashtme, që ka dërguar letrën në fakt vjen po ashtu nga partia e zonjës Osmani. Nuk dihet pse presidentja nuk është informuar nga zonja Gërvalla apo dhe nëse mes tyre ka nje problem ne komunikim./EuroNews