Numri i lejeve të ndërtimit të dhëna miratuara në tremujorin e parë të vitit është ulur në raport me vitin e kaluar. Në shifra, regjistorohen gjithësej 311 leje për ndërtesa të reja, nga 429 leje të miratuara në tremujorin e parë 2023.

- Advertisement -

Edhe sipërfaqja e lejeve të ndërtimit mbetet më e ulët, edhe nëse e krahasojmë me trmujorin e fundit 2023, por edhe me bazë vjetore.

Sipërfaqja e lejeve për ndërtesa të reja, në tremujorin e parë 2024 është 358 mijë metra katror, nga 416 mijë që ishte në tremujorin e parë 2023, duke shënuar një ulje prej 14%.

Duke iu referuar qarqeve, të dhënat e INSTAT tregojnë se në Tiranë është rritur numri i lejeve me 38%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

 

Po ashtu, qarqet e tjera që kanë njohur rritje, dhe pritet të hapen kaniteret e ndërtimit janë. Elbasani, Gjirokastra dhe Vlora.

Vlera e përafërt e lejeve të miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike këtë vit është 13,6 miliardë lekë, nga 21 miliardë lekë miratuar në tremujorin e parë 2023./EuroNews