Kryeministri Robert Fico i cili u sulmua me armë në Sllovaki më 15 maj ka dalë nga spitali Roosevelt në rajonin Banska Bystrica ku u trajtua dhe do të vazhdojë trajtimin në shtëpi.
Në një deklaratë nga spitali Roosevelt thuhet se në kontrollin e fundit të bërë dje, gjendja shëndetësore e Ficos po përparon në drejtim pozitiv dhe se trajtimi do të vazhdojë në shtëpi.
Procesi i rehabilitimit të Ficos do të ndiqet në kuadër të trajtimit në shtëpi dhe se do të nevojitet kohë që kryeministri të rifitojë plotësisht shëndetin, thuhet në deklaratë.
- Tentativa për atentat ndaj Ficos
Fico u sulmua teksa po përshëndetej me njerëzit që prisnin para ndërtesës pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave të mbajtur në qytetin Handlova, rreth 200 kilometra larg kryeqytetit Bratislava.
Në mediat sllovake u theksua se sulmin e kreu Juraj C,, shtetas sllovak 71-vjeç me pikëpamje të majta, me arsyen se nuk i pëlqenin politikat e qeverisë.
Fico i cili u godit nga më shumë se një plumb në trupin e tij, u dërgua me helikopter ambulancë në spitalin Roosevelt në provincën Banska Bystrica për ndërhyrje urgjente./aa