SHBA-ja pranoi sot se ka miratuar kërkesën e Ukrainës për të përdorur armë të furnizuara nga SHBA-ja për të kryer sulme në territorin rus.
"Gjatë javëve të fundit, Ukraina erdhi tek ne dhe kërkoi autorizimin për të përdorur armët që ne po ofrojmë për t’u mbrojtur kundër këtij agresioni, përfshirë kundër forcave ruse që po grumbullohen në anën ruse të kufirit, dhe më pas sulmojnë në Ukrainë. Dhe kjo ka shkuar menjëherë të presidenti. Dhe, siç e keni dëgjuar, ai ka miratuar përdorimin e armëve tona për këtë qëllim", tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken në një konferencë për shtyp në Pragë pas një takimi joformal të ministrave të jashtëm të shteteve të NATO-s./aa