Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ka kryer një “sulm grupor” ndaj objekteve të industrisë së mbrojtjes të Ukrainës.
Në një deklaratë, ministria tha se sulmi u krye duke përdorur “armë me precizion të lartë me rreze të gjatë në det dhe ajër, duke përfshirë raketa balistike hipersonike të lëshuara nga ajri ‘Kinzhal’, si dhe mjete ajrore pa pilot” ndaj objekteve që prodhojnë predha, barut dhe dronë.
“Qëllimi i sulmit është arritur”, thuhet në deklaratë./aa