Një person është dënuar me tetë vite burg në Gjakovë pasi një vit më parë ka dhunuar rëndë ish-bashkëshorten e tij.

 

 

Në 19 dhjetor 2021, shtetasi me iniciale Sh.P. sulmoi me mjete të forta ish-partneren pas një sherri mes të dyve.

 

Nga hetimet, rezultoi se autori e ka goditur me tavolinë druri në kokë dhe në trup shtetasen me iniciale A.A. deri sa kjo e fundit ra pa ndjenja në tokë.

 

 

“…Për një moment kur fillon të kthjellet e njëjta ngritët dhe mundohet të ikë, por i pandehuri arrin ta kapë për flokë dhe merr një tavolinë druri e godet në kokë dhe pjesë tjera të trupit deri sa e dëmtuara mbetet e shtrirë për dysheme pa ndjenja dhe tërësisht e gjakosur, e më pas nga ambulanca e dëmtuara dërgohet fillimisht në spitalin ‘Isa Grezda‘ në Gjakovë e nga spitali për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore dërgohet për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK-Prishtinë”, thuhet në njoftim.