Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani uroi sot fëmijët me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Hasani ndau në rrjetet sociale një video me vizatimet e fëmijëve të punonjësve të shërbimit të jashtëm të Republikës së Shqipërisë.
“Së bashku do të vazhdojmë të punojmë për të ndërtuar një Shqipëri dhe botë të sigurt, plot ngjyra e mundësi për çdo fëmijë”, theksoi ministri Hasani.
Në mbarë botën festohet 1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.
E shpallur që më 1925-ën nga Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve, në Zvicër kjo ditë jo vetëm festohet, por njihet për sensibilizimin për t’i thënë jo dhunës, bullizmit dhe abuzimeve të tjera ndaj fëmijëve./ata