Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Toshkez të bashkisë Lushnjë.

 

 

Behar Malia 81 vjeç ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale ku porta e hekurit të komshiut përballë e ka zënë poshtë.

 

Sipas informacioneve të mara 81 vjeçari jetonte i vetëm dhe për të fëmijët kishin punësuar një punonjëse që kujdesej për të.

 

 

Në momentin e ngjarje 81 vjeçari ka shkuar përballë shtëpisë së vet për të marrë një kovë dhe kur ka ikur ka tentuar të mbyllë derën e cila është shkëputur duke e zënë poshtë. Si pasojë i moshuari ka marë plagë në kokë.

 

Edhe pse është transportuar për në spital ai nuk ka mundur të shpëtojë.