Kryetari i Lëvizjes së Re, Arian Galdini, ka bërë një postim në llogarinë e tij në Facebook ku i fton të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e LRE. Duke premtuar transformim dhe ndryshim për Shqipërinë, Galdini paraqet të gjitha arsyet pse qytetarët duhet të bëhen pjesë e kësaj lëvizjeje të re politike.

“Transformimi na ripërtërin shpresën e shpirtin”- shkruan ai mes rreshtash.

Gjithashtu shton se: “Në këtë vendin tonë ku shpresëvrarët e shpirtlënduarit po braktisin vendin që të mos shesin më voten, ne do të jemi të qytetarët e dobët, të thjeshtë, të ndershëm e halleplotë që jemi bashkuar e do të vijojmë të bashkojmë me dinjitet për të dëshmuar se një grup njerëzish me shpresë e aspirata, janë gjithnjë më të fortë se një apo 3 hordhi militantësh me shumë pasuri e plaçkë të grabitur padrejtësisht e paligjshmërisht

 

Postimi:

 

Promemorie për të gjithë anëtarët e simpatizantët e derisotëm por edhe të nesërm të LRE.

Të dashur miq,

E dashur Familje LRE,

Sfida jonë është e jashtëzakonshme. Kushdo që derisot është bërë anëtar/e i/e LRE, e ka kuptuar se ky është një vendim transformues për jetën tonë personale por edhe një mundësi e madhe për të qenë aktorë dhe faktorë të transformimit pozitiv të Shqipërisë. Transformimi na ripërtërin shpresën e shpirtin. Prandaj, miq, unë ju falenderoj që keni vendosur të zgjidhni transformimin.

Në këtë vendin tonë ku shpresëvrarët e shpirtlënduarit po braktisin vendin që të mos shesin më voten, ne do të jemi të qytetarët e dobët, të thjeshtë, të ndershëm e halleplotë që jemi bashkuar e do të vijojmë të bashkojmë me dinjitet për të dëshmuar se një grup njerëzish me shpresë e aspirata, janë gjithnjë më të fortë se një apo 3 hordhi militantësh me shumë pasuri e plaçkë të grabitur padrejtësisht e paligjshmërisht.

Ka njerëz që ende edhe pas 25 prillit 2021, pas 6 marsit 2022 dhe pas 14 majit 2023, na pyesin se përse duhet të na besojnë neve…

 

Aspirata jonë nuk është e vogël. Aspirata jonë është që të transformojmë shoqërinë shqiptare. E këtë mund e do ta bëjmë duke u rritur deri në shumicë. Shpresa është në veprim. E ne do tia dalim. Sepse ne jemi besëlidhja e të mirëve dhe të merituarve. Do tia dalim mbanë sepse ne jemi komuniteti moral për të cilin ka kaq shumë nevojë Shqipëria. Së bashku do të bëjmë histori.

Arian Galdini

Kryetar i LRE

LRE – Lëvizja e Re

GazetaShqiptare