Ministri i Drejtësië, Ulsi Manja deklaroi sot se “edhe në policinë e burgjeve ka filluar një reformë në tërësi. Vëmendja e qeverisë për vitin 2022 ishte në strukturimin e kësaj force, por edhe në modernizimin e kapaciteteve të policisë së burgjeve”.

 

Në takimin për planin e rritjes së pagave për punonjësit e sigurisë në Akademinë e Rendit ku ishte i pranishëm Kryeministri Edi Rama, ministri Manja tha se “filluam me pagat e reja në policinë e burgjeve. Tashmë edhe këtu nuk ka asnjë dallim mes kolegëve tuaj  në Policinë e Shtetit dhe në Policinë e Burgjeve, është i njëjti trajtim për funksion dhe vështirësi, Sigurisht që dhe për pagat që u rritën në vitin 2022, ne nuk do të ndalojmë këtu”.

 

“Tashmë janë realitet edhe uniformat e reja ku do të filllojë stampimi dhe fabrikimi i tyre”, shtoi Manja.