28 mijë maturantë do t’i nënshtrohen të hënën, në 3 qershor provimit të parë, që është ai i gjuhës së huaj.

- Advertisement -

Në të gjithë Shqipërinë janë 144 qendra ku do të zhvillohen Provimet e Maturës.

Janë rreth 2900 mësues dhe punonjës të arsimit që do të jenë përgjegjës për mbarëvajtjen e procesit në çdo qendër provimi.

Për të siguruar një proces bazuar në rregulloren e maturës shtetërore do të jenë 1900 administratorë provimi që monitorojnë grupe prej 15-20 nxënësish, 200 përgjegjës të administrimit, 250 administratorë të sekretimit, 290 përgjegjës për strukturat shkollore dhe mësues ndihmës për mbështetjen e nxënësve me aftësi të veçanta.

 

Pas gjuhës se huaj, maturantët do t’i nënshtrohen provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë në datën 10 qershor, ndërsa më 18 qershor është provimi i matematikës./Shqiptarja