Ndërkohë që Kosova është pothuajse gati për publikimin e të dhënave të Census-it, duket se publikimi i rezultateve të Census-it ne Shqipëri, vazhdon të shtyhet nga muaji në muaj.

Opozita akuzon kreun qeveritar se arsyeja e vërtetë e shtyrjes së publikimit të rezultatit, është fakti se Rama kërkon të fshehë shpopullimin e vendit gjatë qeverisjes së tij.

Të njëjtin mendim, duket se ndan edhe gazetari gjerman Michael Martens, i cili në rrjetin e tij social 'X', shkruan se pasi pati një bisedë me një shqiptar, ndjehet i konfuzuar nëse Kosova, një shtet relativisht i ri, ka aktualisht më shumë banorë se Shqipëria?

Postimi i plotë:

Bisedë me një bashkëbisedues shqiptar:

A mund të ndodhë që numri i popullsisë të Shqipërisë të ketë rënë aq shumë sa që Kosova e Kurtit tani të ketë më shumë banorë se Shqipëria e Ramës?

Nëse po, çfarë do të thotë kjo për ekuilibrin e brendshëm midis dy shteteve?/SyriNet