Edicioni i katërt i “Sanfest” do të zhvillohet këtë fundjavë, në datat 1 dhe 2 qershor, në Rrjoll të Velipojës.
 
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, njëherësh drejtuese politike e PS-së në qarkun e Shkodrës ndau sot një video informuese mbi këtë aktivitet të rëndësishëm kulturor që mbështetet nga bashkia e Shkodrës.
 
“Eja, shijo muzikën e mirë dhe atmosferën fantastike”, shkruan Spiropali krahas videos.
 

Festivali i muzikës “Sanfest” rikthehet në edicionin e tij të katërt si një eksperiencë unike ku përgjatë 48 orëve do të organizohen koncerte dhe aktivitete sportive.

Muzika pritet të jetë kryefjala e këtij eventi, por përveç saj argëtimi do të vijë përmes organizimit të sporteve të ndryshme ujore, gaming zones, yoga etj.

Pjesë e artistëve të këtij viti janë 11 deejay dhe 4 banda muzikore.

“Sanfest” do të zhvillohet në datat 1 dhe 2 qershor duke nisur nga orët e paradites deri në darkë vonë./ata