Sot është Dita Botërore e Biçikletës. Kjo ditë u njoh nga OKB për të tërhequr vëmendjen për përfitimet e përdorimit të biçikletës, si një mjet transporti i thjeshtë, i përballueshëm, i pastër dhe i përshtatshëm për mjedisin.
Biçikleta kontribuon në ajër më të pastër dhe më pak mbingarkesë dhe e bën arsimin, kujdesin shëndetësor dhe shërbimet e tjera sociale më të aksesueshme për popullatat më të cenueshme.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së vendosi për të shpallur 3 qershorin Ditën Botërore të Biçikletave, duke pranuar veçantinë, jetëgjatësinë dhe shkathtësinë e biçikletës, e cila ka qenë në përdorim për 200 vjet, si një mjet transporti i thjeshtë, i përballueshëm, i besueshëm, i pastër dhe i përshtatshëm për mjedisin, duke nxitur kujdesin ndaj mjedisit dhe shëndetit.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), aktiviteti i rregullt fizik me intensitet të moderuar, të tilla si ecja, çiklizmi ose sporti, sjell përfitime të rëndësishme për shëndetin. Në të gjitha moshat, përfitimet e të qenit fizikisht aktiv tejkalojnë dëmin e mundshëm, për shembull përmes aksidenteve. Duke u bërë më aktivë gjatë ditës në mënyra relativisht të thjeshta, njerëzit mund të arrijnë lehtësisht nivelet e rekomanduara të aktivitetit./ata