Një 39-vjeçar është arrestuar në Vorë pasi u kap teksa qarkullonte me një armë zjarri pistoletë në makinë.

 

Sipas informacioneve, ka rënë në pranga, 39 vjeçari, Setbi Paci.

 

Policia bën me dije se pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rrethi”.

 

Në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Vorës”,  oficerët e policisë ndaluan për kontroll,  automjetin e drejtuar nga Setbi Paci. Gjatë kontrollit u gjet në kroskotin e këtij automjeti një armë zjarri pistoletë dhe krehëri i saj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte ky shtetas.