Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi provincën Ishikawa të Japonisë.

Tërmeti ndodhi në orën 6:31 të mëngjesit të sotëm sipas kohës lokale, në qytetin Suzu në bregun verilindor të Gadishullit Noto, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë.

Gadishulli Noto u godit nga një tërmet me magnitudë 7.6 ballë në ditën e Vitit të Ri, tërmet në të cilin humbën jetën 260 persona dhe më shumë se 3 mijë njerëz ende jetojnë në strehimoret e evakuimit.

Lëkundjet e reja u regjistruan në një thellësi prej 10 kilometrash dhe nuk shkaktuan paralajmërim për cunami.

Të paktën pesë shtëpi u dëmtuan në qytetin historik Wajima, raportoi "Kyodo News" me seli në Tokio. Deri më tani nuk raportohet për të vdekur apo të lënduar.

Tërmeti u ndje në provincën Ishikawa dhe në provincat fqinje, përfshirë Fukui dhe Niigata, ndërsa në rajon vazhdojnë të raportohen pasgoditje./aa