Pretendohet se Izraeli kreu sulm ajror në disa pika ushtarake në provincën Halep të Sirisë.
Llogaritë e mediave sociale pranë administratës siriane pretendojnë se avionët izraelitë shënjestruan disa pika ushtarake në perferinë Hayyan të Halepit.
Anëtarët e Hezbollahut, të cilët janë në radhët e ushtrisë së regjimit të Bashar al-Asadit, janë shumë të pranishëm në Hayyan.
Izraeli dhe administrata siriane nuk kanë dhënë ende deklaratë lidhur me sulmin.
Sipas agjencisë siriane të lajmeve SANA, më 29 maj 2024, forcat izraelite shënjestruan një ndërtesë në lagjen Banyas të provincës Tartus. Pretendohet se në këtë sulm humbi jetën një fëmijë ndërsa 10 civilë u plagosën.
Që nga fillimi i luftës civile në 2011 në Siri, Izraeli ka kryer sulme të herëpashershme ndaj grupeve të mbështetura nga Irani dhe pikave ushtarake që i përkasin ushtrisë siriane./aa