Në qytetin e Prizrenit është mbajtur gara e lëshimit apo raftingut me goma të traktorëve dhe kamionëve në lumë.
Gara është një aventurë emocionuese e organizuar në kuadër të festivalit të 20-të BunarFest. Këtë vit garuan rreth 50 sportistë.
Kjo garë e cila synon të tërheqë vëmendjen në parandalimin e ndotjes së shtratit të Lumbardhit, filloi në rrëzë të Maleve të Sharrit ku ndodhet burimi i lumit Lumbardh dhe përfundoi në vijën e finishit, te Ura e Gurit në sheshin "Shadërvan".
Garuesit nga Kosova dhe vendet e tjera përjetuan momente emocionuese dhe ndonjëherë sfiduese duke ndjekur rrjedhën e lumit.
Sportistët e suksesshëm u shpërblyen me medalje dhe më e shpejta ishte braziliania Mafuxinha Monteiro, i dyti kosovari Bleron Rustemi, ndërsa vendin e tretë Arta dhe Denis Koçbashli.
Gara e raftingut, e cila zgjati rreth një orë, është përcjellë me interes nga prizrenasit dhe turistët.
Në kuadër të festivalit, krahas garës së raftingut u mbajtën po ashtu edhe koncerte dhe aktivitete pastrimi në shtratin e lumit Lumbardh./aa