Italia ka nisur përgatitjet për Euro 2024, me axurrët që mbërrijnë në Gjermani me statusin e Kampionëve në fuqi të Europës.
Katër herë Kampionët e Botës do ta nisin rrugëtimin e tyre më datë 15 qershor ndaj Shqipërisë, teksa pjesë e Grupit B janë edhe Spanja me Kroacinë.
Një legjendë e kombëtares italiane si Francesco Totti, shprehet se e sheh Italinë me një organikë shumë cilësore nën udhëheqjen e një trajneri të madh.
“Mendoj se kur është në lojë një kompeticion kaq i rëndësishëm sa Europiani, grupi vjen gjithmonë para individit.
Unë e shoh Italinë me një organikë shumë të fortë dhe me një trajner të madh. Shpresoj që kombëtarja t’ia dalë dhe të shkëlqejë në këtë Europian”./Tema