Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës në Turqi ka zhvilluar takime të ndryshme duke përfshirë edhe mërgatën atje.
“Çdo vizitë e jona jashtë vendit shoqërohet me njohje nga afër e shkëmbime të rëndësishme me pjesëtarë të mërgatës sonë. As në Turqi nuk mund të mungonin këto takime, aty ku mërgata jonë është e madhe dhe e suksesshme. Gjatë dy ditëve në Stamboll, takuam afaristë shqiptarë e me prejardhje shqiptare nga sektorë të ndryshëm që veprojnë në Turqi dhe bashkëbiseduam e u shoqëruam me mërgatën në Qendrën Kulturore në Zejtinburnu”, ka shkruar Kurti.
Kurti gjatë vizitës në turqi ka marr pjesë në Forumin e parë Ekonomik Turqi-Kosovë tha se janë dy fusha ku Kosova do që t’i fuqizojë raportet mes dy shtetve që u quajtën të shkëlqyera në nisje të kësaj ngjarjeje. /KosovaPress/