Hezbollahu njoftoi se ka gjuajtur me raketa objektet ushtarake në veri të Izraelit dhe zonat ku janë përqendruar ushtarët izraelitë.

Në një deklaratë në platformën e rrjeteve sociale Telegram, Hezbollahu tha se është kryer sulm me raketë në zonën ku ishin mbledhur ushtarët izraelitë rreth rajonit Al-Marj afër kufirit libanez.

Një raketë është hedhur në pozicionin e artilerisë së ushtrisë izraelite në vendbanimin Dishon në veri të Izraelit dhe se në shënjestër ka qenë edhe pozicioni i artilerisë izraelite në qytezën Dalton, thuhet në deklaratë.

Sulmet erdhën "në mbështetje të popullit të vendosur palestinez në Rripin e Gazës, rezistencës së tyre të guximshme dhe të ndershme, në mbrojtje të Libanit dhe popullit të tij dhe në përgjigje të pushtimeve barbare të Izraelit", theksohet më tej./aa