Një kirurg ka folur për një zakon të rregullt që shumica e bëjnë dhe që ky veprim mund ndikojë deri në shkaktimin e humbjes së shikimit.
Shumë prej nesh zhvillojnë zakone me kalimin e viteve, të cilat mund të mos e kuptojmë se po i bëjmë, shkruan Express.co.uk.
Disa prej tyre mund të sjellin probleme në shëndetin por disa jo.
Kirurgu konsulent oculist në OCL Vision, Mark Wilkins, u bëri thirrje njerëzve të përpiqen të shmangin një zakon të caktuar “për të cilin jemi të gjithë fajtorë”.
Sipas Wilkins, fërkimi i syve rregullisht mund të çojë në infeksione, inflamacione dhe madje edhe dëmtime afatgjatë të shikimit.
“Ne të gjithë jemi fajtorë që herë pas here i fërkojmë sytë dhe për sa kohë që duart tuaja janë të pastra dhe nuk është shpesh, nuk do të hasni asnjë problem”, tha ai.
“Megjithatë, nëse kthehet në një zakon, kjo mund t’i rrezikojë sytë tuaj nga infeksioni apo edhe dëmtim afatgjatë të shikimit tuaj”./BalkanWeb