Modelja me fame botërore Bella Hadid dhe motra e saj Gigi po dhurojnë kolektivisht 1 milion dollarë për të mbështetur përpjekjet e ndihmës në Palestinë, konfirmoi agjenti i modeles.

Një përfaqësues i Bella i tha ‘’se paratë ishin caktuar për shpërndarje të drejtë midis katër organizatave të ndihmës që fokusohen te fëmijët dhe familjet: Heal Palestine, Palestine’s Relief Fund (PCRF), World Central Kitchen (WCK) dhe Relief and Works e Kombeve të Bashkuara.

Çifti, babai i të cilit është manjati palestinez i pasurive të patundshme Mohamed Anwar Hadid, kanë shprehur mbështetjen e tyre për popullin palestinez në konfliktin në Gaza.

“Mendimet e mia janë me të gjithë ata që preken nga kjo tragjedi e pajustifikueshme dhe çdo ditë nga ky konflikt vriten jetë të pafajshme, shumë prej të cilëve janë fëmijë’’, shkroi ajo në Instagram.

“Ndjej ndjeshmëri dhe dhimbje të thellë për luftën palestineze dhe jetën nën okupim, është një përgjegjësi që e marr përsipër çdo ditë. Ndërsa unë kam shpresa dhe ëndrra për palestinezët, asnjëra prej tyre nuk përfshin dëmin e bërë ndaj një personi hebre”, shkroi ajo./BalkanWeb