Nga Eduard Zaloshnja
Pas sondazheve të projektit të UNDP “Barometri Kombëtar i Perceptimit të Publikut rreth Policisë së Shtetit” (financuar nga një konglomerat ndërkombëtar), Dr. Eduard Zaloshnja i Institutit Agenda zhvilloi edhe një tjetër sondazh elektronik më 1-2 qershor 2024. Sondazhi është në vijim të serisë së sondazheve që Instituti AGENDA ka zhvilluar më parë me financim nga Programi Suedez për Forcimin e Policimit në Komunitet në Shqipëri (SCPA).
Gjetjet dhe metodologjia e sondazhit aktual vijojnë më poshtë.
GJETJET E SONDAZHIT
Pothuaj treçereku (74.7%) i të anketuarve anojnë nga vlerësimi pozitiv për reagimin e Policisë së Shtetit në rastet e dhunës ndaj personit (48.8% pozitiv dhe 25.9% anojnë pozitiv). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.5 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga vlerësimi pozitiv.
70.2% e të anketuarve anojnë nga anojnë nga mendimi se Policia e Shtetit do ta përballojë me sukses fluksin e rritur të turizmit këtë sezon (42.7% pozitiv dhe 27.5% anojnë pozitiv). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.4 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga vlerësimi pozitiv.
Plot 83% e të anketuarve ndihen të sigurt ose shumë të sigurt kur ecin vetëm në lagje/fshat, pasi është errësuar (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.75 milionë banorë të rritur gjithsej ndihen të sigurt. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 1.7 pikë përqindje (shihni grafikun më poshtë).
76.5% e të anketuarve mendojnë se kriminaliteti është i ulët ose shumë i ulët në zonat ku banojnë (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.57 milionë banorë të rritur gjithsej banojnë në zona me kriminalitet të ulët. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 0.6 pikë përqindje (shihni grafikun më poshtë).
70.5% e të anketuarve anojnë nga mendimi se policia reagon shpejt ndaj vjedhjeve/grabitjeve/krimeve në zonat ku banojnë (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.45 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga po-ja. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 0.5 pikë përqindje (shihni grafikun më poshtë).
77.4% e të anketuarve e ndiejnë praninë e policisë në zonat ku banojnë (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim
i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.57 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga po-ja. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një ulje e animit pozitiv me 1.1 pikë përqindje (shihni grafikun më poshtë).
70.1% e të anketuarve anojnë nga vlerësimi pozitiv për punën e Policisë së Shtetit në përgjithësi; 55.2% pozitiv dhe 14.9% anojnë pozitiv (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.4 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga vlerësimi pozitiv. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një ulje e animit pozitiv me 1.8 pikë përqindje (shihni grafikun më poshtë).
Treçereku i të anketuarve anojnë nga mendimi se puna e Policisë Rrugore ka ndikuar për parandalimin e shkeljeve të kodit rrugor (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.5 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga vlerësimi pozitiv. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 1.4 pikë përqindje (shihni grafikun më poshtë)./BalkanWeb