Rusia revokoi akreditimin e gjashtë diplomatëve britanikë në Moskë për shkak të dyshimeve për spiunazh.

Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) tha në një deklaratë se ka marrë dokumente që konfirmojnë se Drejtoria e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore e zyrës së jashtme britanike ka bërë detyrën e saj kryesore “për t’i shkaktuar disfatë strategjike” Rusisë.

FSB-ja tha se pas fillimit të “operacionit special ushtarak” të Rusisë në Ukrainë në vitin 2022, drejtoria u shndërrua “në një shërbim special”, duke punuar kundër Rusisë.

Sipas FSB-së faktet e zbuluara japin bazë për të konsideruar aktivitetet e diplomatëve britanikë të dërguar në Moskë përmes drejtorisë si kërcënuese të sigurisë së Federatës Ruse.

“Në bazë të dokumenteve të siguruara nga FSB-ja e Rusisë, si dhe në përgjigje të hapave të shumtë armiqësorë të Londrës, Ministria e Jashtme ruse, në bashkëpunim me departamentet e interesuara, ndërpreu akreditimin e gjashtë punonjësve të departamentit politik të Ambasadës sé Britanisë në Moskë, në veprimet e së cilës u gjetën shenja të inteligjencës dhe punës subversive”, thuhet në njoftim.

FSB-ja paralajmëroi masa të mëtejshme nëse zbulohen veprime të ngjashme nga punonjësit e misionit diplomatik britanik.

Tërheqja e akreditimit do të thotë se diplomatët nuk kanë arsye zyrtare për të qëndruar në Rusi dhe duhet të largohen nga vendi./TRT