Eksporti i agrumeve shënoi një rritje prej 32.6% në sasi dhe 14.4% në vlerë, gjatë periudhës janar – prill 2024, krahasuar me një vit më parë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj bëri të ditur sot se shifrat nxjerrin në pah punën e shkëlqyer dhe përkushtimin e fermerëve, për të forcuar prodhimin vendas me mbështetjen e ministrisë.

Shqipëria ka një traditë të konsoliduar në prodhimin e agrumeve (përkatësisht portokalle, limona dhe mandarina), prodhimi i të cilave është i përqendruar në zonat bregdetare.

Kategoria e frutave që ka njohur rritjen më të madhe është ajo e agrumeve, veçanërisht e mandarinave, të cilat kanë pasur shumë sukses. Ndër agrumet, mandarinat janë produkti më dominues dhe me rritjen më të shpejtë (duke përbërë rreth 2/3 e sasisë së prodhimit të agrumeve).

Eksportet e agrumeve “Made in Albania” furnizojnë tashmë jo vetëm tregun rajonal, Kosovë, Maqedoni,etj, por tashmë po tregtohen kudo nëpër Europë./ata