Opozita proteston të enjten para Kuvendit. Lajmi konfirmohet nga burime për gazetarin e News24 Osman Stafa.
Burimet sqarojnë se opozita këtë të enjte do të zhvillojë protestë përpara Kuvendit të Shqipërisë, pas investigimit të fundit të Rai 3, emisioni Report.
Sipas këtyre burimeve deputetet do të zhvillojnë debat brenda seancës për këtë çështje, ndërsa jashtë do të mbahet një protestë e qytetarëve. Mësohet se protesta do të mbahet në orën 10:00./Dita