Eksploruesi turk Umut Balkış, turneun e tij botëror me biçikletë me dëshirën për të zbuluar botën e vazhdon në Afganistan me qenin e tij Del i cili e shoqëron atë.

Nëntë muaj më parë Balkış la punën dhe udhëtoi nga një vend në tjetrin me biçikletën e tij, duke lënë pas familjen dhe të dashurit e tij, ndërkohë vazhdon rrugëtimin e tij pa u lodhur në gjeografinë e ashpër të Afganistanit përballë vështirësive e të qenit me biçikletë.

Balkış, i njeh njerëzit, kulturën dhe natyrën e vendeve që viziton duke u përzier me njerëz, duke bërë kamp në natyrë, duke njohur dhe vëzhguar njerëz të rinj, ndërsa objektivi tjetër i tij janë vendet e Afrikës.

Ngjarjet e njëpasnjëshme si tërmetet me qendër në Kahramanmaraş në 2023, ndarja e tij me të dashurën, vdekja e qenit dhe mërzitja nga puna e tij u bënë një pikë kthese, në jetën e 34-vjeçarit Balkış, i cili ka punuar si DJ në ambiente dhe organizime të ndryshme argëtimi.

Balkış tha se të gjitha ngjarjet e tërhoqën atë në një aventurë të pafund, duke e bërë atë "të kuptojë se sa shpejt kalon koha dhe të fillojë të vë në dyshim kuptimin e jetës". Ndërsa dëshira e tij për të "eksploruar botën" u rrit, Balkış bleu një biçikletë rezistente dhe pajisje kampingu për distanca të gjata dhe filloi aventurën e tij botërore nga Muğla Yalıkavak më 7 shtator 2023.

Eksperiencat e tij unike, Balkış i ka ndarë me gazetarin e AA-së duke thënë se udhëtimi i tij dhe vendet që ka vizituar janë më të mira nga sa priste dhe se i kanë pëlqyer shumë.

- Nëntë muaj nëpër rrugë

Eksploruesit turk fillimisht shkoi në Mersin dhe më pas në Republikën Turke të Qipros Veriore. Më vonë ai shkoi përsëri në Mersin, arriti në zonat e tërmetit dhe vëzhgoi situatën atje.

Balkış më pas shkoi në Silopi. Nga aty në Irak dhe pasi vizitoi qytetet e Qeverisë Rajonale kurde të Irakut ai prej aty shkoi në rrethin Piranshehir të Iranit.

Balkış kaloi nga Piranshehiri në Pakistan duke ndjekur rrugën Urumiye, Tabriz, Ardebil, Astara, Rasht, Teheran, Qom, Kashan, Isfahan, Shiraz, Bender Abbas dhe Zahedan dhe arriti në kryeqytetin Islamabad. Ai dëshironte të arrinte në Tajlandë nëpërmjet Indisë, por Ambasada Indiane në Islamabad nuk i dha vizë. Pas kësaj ai ktheu rrugën e tij për në Afganistan.

Javën e kaluar Balkış hyri në Afganistan përmes pikës kufitare Torkham dhe do të niset drejt Taxhikistanit nga kryeqyteti Kabul në ditët në vijim. Se ku do të përfundojë aktualisht rruga e Balkış i cili synon të vizitojë republikat turke në Azinë Qendrore, varet nga politikat e vizave të vendeve.

Başkış i cili prej 9 muajsh është nëpër rrugë e përcakton udhëtimin e tij sipas kushteve të ditës, lehtësisë së kalimit kufitar dhe kohëzgjatjes së vizës.

- Objektivi i tij i radhës janë vendet e Afrikës

Balkış të gjithë këtë rrugë e ka përshkuar me biçikletën e tij. Udhëtari turk zakonisht pushon duke kampuar në vende pranë ujit dhe veçanërisht në zona me densitet të ulët njerëzor ndërsa në qytete zakonisht qëndron në shtëpitë e njerëzve mikpritës që takon.

Duke vënë në dukje se biçikleta e mban gjithmonë energjik, Balkış u shpreh se nuk është sëmurë kurrë por se është i ekspozuar ndaj diellit dhe erës të cilat ia dëmtojnë lëkurën. Ai synon të jetë në rrugë për periudha më të gjata dhe objektivi i tij i radhës është të udhëtojë në vendet afrikane me biçikletën dhe qenin e tij Del.

Për Balkış-in, i cili udhëton 100-120 kilometra në ditë në zonat ku rrugët janë të sheshta dhe 50-60 kilometra në zonat ku rrugët janë kodrinore, pjesa më e vështirë e punës janë shpatet dhe insektet që has gjatë kampingut.

Ai thekson se mban edhe materiale kuzhine dhe riparimi në biçikletë. Balkış tha se goma e tij është shpuar 30-40 herë deri më tani. Edhe klipet që ka krijuar nga fotot dhe videot që ka realizuar gjatë rrugës Balkış i ndan në platformat e rrjeteve sociale me emrin "Shpresa është diku".

Pasi informon se mbështetësit e tij më të mëdhenj financiarë dhe shpirtërorë janë familja dhe miqtë e tij, Balkış tha se nuk fiton asnjë të ardhur nga postimet në rrjetet sociale dhe për këtë arsye ka nevojë për sponsor.

- Në Iran u takua me shokun e tij të udhëtimit Del

Balkış trajtoi dhe adoptoi një qen që e gjeti të plagosur në një dyqan riparimi në Shiraz, Iran. Ai e quajti qenin e tij "Del", që do të thotë "zemër" në persisht. Tashmë Balkış shoqërohet nga qeni i tij Del kudo që shkon.

Njerëzit që e shohin me qenin e tij Del dhe biçikletën e tij tregojnë interes të madh për të. Disa njerëz e ndalojnë dhe bëjnë foto me të dhe duan ta takojnë ndërsa të tjerë e presin në shtëpinë e tyre.

Ai thotë se Del ka qenë shoqëruesi i tij në 4-5 muajt e fundit. "Një nga gjërat më të mira që më ka dhënë është se unë nuk ha asnjë nga vaktet e mia vetëm. Unë flas me të kur jam vetëm. Ai më kupton. Veshët e mi aktualisht kanë dëgjim 50 për qind. Për mua është si një alarm në çadër gjatë natës. Për mua është edhe aspekti i sigurisë. Përveç kësaj ka qenë gjithashtu një mjet shumë i lehtë për mua për të komunikuar me njerëzit", thotë Balkış duke shtuar:

"Të gjithë ata që shohin qenin vijnë të më takojnë. Sigurisht që dukem simpatik. Unë jam i lumtur që do të udhëtoj me të. Nuk është aspak barrë për mua. Të gjithë udhëtimin tonë do ta përfundojmë bashkë. Madje, nëse vendos të udhëtoj në pjesën tjetër të botës, ndoshta do shkojmë kudo së bashku. Në fund do të kthehemi në Türkiye dhe e përfundojmë. Jemi bashkë deri në fund të jetës. Tani ai është shoku im i rrugës (udhëtimit)", tha Balkış.

- Nuk dihet se kur do të kthehet në Turqi

Balkış tha se do të jetë rrugëve për një kohë të gjatë dhe se kjo mund të marrë edhe vite. Duke thënë se nuk e di se kur do të kthehet në Türkiye, Balkış për udhëtimin e tij u shpreh: "Zakonisht e bëj kampin në vende ku ka pak njerëz në natyrë. Nëse e gjej, preferoj zonat në breg të ujit, bregdetare dhe pyjore. Përballem me mikpritjen e njerëzve që takoj rrugës. Në qytete, zakonisht qëndroj në hotele ose në shtëpitë e njerëzve. Në qytetet e mëdha nuk bëj kamping. Kampin e bëj kryesisht në qytetet dhe fshatrat e vogla ose në zonat rurale ku ka më pak njerëz".

"Nuk ndjej frikë por në zona të rrezikshme e ngre kampin më afër komisariateve apo vendeve zyrtare dhe përpiqem t'i njoftoj ata. Jam shumë i lumtur që njoh kulturat. Unë i shënoj edhe në ditarin tim. Ndoshta mund të shkruaj një libër. Ndoshta mund të hap një faqe interneti. Këtë udhëtim e kam nisur 50 për qind për aventura, 50 për qind për të njohur njerëz, për të njohur nga afër njerëzit e gjeografisë sonë. Gjithçka është në rregull, në rrugën e saj", thekson ai.

- "Meditoj duke pedaluar me biçikletë"

Krahas vështirësive duke prekur edhe momentet e bukura të një udhëtimi kaq të gjatë me biçikletë, Balkış anën më të bukur të kësaj e cilësoi si "përjetim të kënaqësisë së udhëtimit të heshtur në natyrë dhe gradualisht njohjen dhe vëzhgimin e mjedisit".

Ai tha se të qenit vazhdimisht aktiv e mban atë në formë dhe rreth dobive të udhtëimit me biçikletë.

"Për shkak se është mjet pa motor, mund të bëj udhëtime të këndshme në heshtje në natyrë. Mund të kaloj kufijtë pa asnjë procedurë dhe dokumente. Kjo është lehtësi shumë e madhe. Mund të hyj lehtësisht në vende ku mund të hyjnë këmbësorët, por mjetet motorike jo. Njerëzit më respektojnë shumë. Ata vijnë dhe duan të më takojnë për shkak se mund të bëj një punë të tillë të vështirë. Në të njëjtën kohë, meditoj deri në 7-8 orë në ditë, aq sa mund të pedaloj. Dhe kjo më bën mirë për shpirtin tim", tha Balkış.

- Nuk ndjen rrezik

Eksploruesi turk thekson se në mediat ndërkombëtare kishte lajme përgjithësisht negative për vendet që kishte vizituar deri më tani dhe se kishte paragjykim për këto vende dhe shtoi se gjatë udhëtimit të tij nuk ndjente asnjë rrezik sigurie.

"Katër vendet që kam vizituar deri më tani, Iraku, Irani, Pakistani dhe Afganistani, dolën të jenë vende shumë më të mira nga sa prisja. Njerëzit janë shumë mikpritës, shumë miqësorë. Në të njëjtën kohë, nuk janë aq të rrezikshëm sa duket nga jashtë. Ka shumë vende që mund të vizitohen. Për këto vende mendoj se janë vende të pazbuluara (eksploruara)", thotë Balkış.

- Siguron dobi për popullaritetin e Türkiyes

Ata që shohin flamurin turk në pjesën e pasme të biçikletës së tij përpiqen të komunikojnë me të dhe duan ta ndihmojnë atë të zgjidhë problemet e tij.

Duke shpjeguar se ai tërheq vëmendje me biçikletën dhe qenin e tij Del dhe se kjo lë imazh pozitiv te njerëzit, Balkış tha: "Türkiye ka imazh shumë të mirë, veçanërisht në këtë gjeografi. Njerëzit që shohin flamurin turk prapa përpiqen të komunikojnë me mua me disa fjalë turqisht që dinë. Ata përpiqen të më ndihmojnë, përpiqen të më ofrojnë (qerasin) ndonjë gjë. Dhe kjo mua më pëlqen shumë"./aa