Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 36.479.

Në deklaratën e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, jepet informacion për sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që vazhdojnë për 241 ditë.

Ushtria izraelite ka kryer 4 "masakra" në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës gjatë 24 orëve të fundit dhe se në këto sulme janë vrarë 40 palestinezë ndërsa 150 janë plagosur.

Numri i të vrarëve nga sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori u rrit në 36.479 ndërsa numri i të plagosurve në 82.777.

Në deklaratë thuhet se ka ende njerëz të vdekur nën rrënoja dhe përreth rrugëve, por ekipet mjekësore dhe zyrtarët e Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të arrijnë tek trupat./aa