Parku Kombëtar i Vjosës, lumi i fundit të egër në Evropë, gjithnjë e më shumë po zë vend në shkrimet dhe reportazhet e publikuara në mediet e huaja.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale shkrimin e publikuar nga National Geographic France.
“National Geographic France zbulon përvojat e jashtëzakonshme në Parkun Kombëtar të të fundit lumë të egër në Evropë, Vjosa, nga lundrimi me kajak, tek burimet termale të Bënjës aty pranë, nëpër soditjen e peizazheve piktoreske që karakterizohen nga biodiversiteti i larmishëm dhe bollëku i prodhimeve, të cilët mund të shijohen në bujtinat dhe shtëpitë e vendasve të servirura me shijen e mirë të mikpritjes”, theksoi Rama.
Në 13 mars 2023 lumi i Vjosës, i fundit i egër në Europë, u shpall nga qeveria shqiptare “Park Kombëtar”, kategoria e dytë e mbrojtjes, që është shumë më e lartë nga ajo që kishte deri në 2022 thjesht “park natyror”./ata