Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat miratoi sot p/ligjin i cili parashikon zgjatjen e afatit të përdorimit të bonove të privatizimit deri në dhjetorin e vitit 2027, pasi afati aktual përfundoi në dhjetor të vitit që lamë pas.
Kryetari i Komisionit, Eduard Shalsi bëri të ditur se në këtë mënyrë u krijohet mundësia personave që i zotërojnë këto bono t’i përdorin deri në fund të këtij viti.
“Bonot mund të përdoren me qëllim lehtësimin e procesit të legalizimit të ndërtimeve informale nëpërmjet Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, dhe procesit të privatizimit me të drejtë parablerjeje për ish-pronarët e truallit, subjektet që kanë objekte me kontrate qiraje apo enfiteoze”, u shpreh Shalsi./ata