Kostoja në ndërtim u rrit me 3.4 % në tremujorin e parë të këtij viti.

Instituti i Statistikave publikoi sot indeksin e kushtimit në ndërtim.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “shpenzime energjie” me 7,5 %, pasuar nga grupet “shpenzime për paga” me 4.4 %, “shpenzime transporti” me 3.7 %, “shpenzime materiale” me 2.5 % dhe “shpenzime makinerie” me 1.5 %.

Brenda grupit “shpenzime materiale”, indeksi i nëngrupit “materiale ndërtimi” shënoi rritjen më të lartë prej 2.6 %, pasuar nga grupet “materiale hidrosanitare dhe ventilimi” 2.5 % dhe “materiale elektrike dhe komunikimi” me 2.1 %./ata