Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Bukuresht, duke takuar Presidentin e Rumanisë Klaus Lohannis.

Në një postim në rrjetet sociale, Hasani bën të ditur se dyja vendet janë të përkushtuara në forcimin e sigurisë rajonale.

“Vizita zyrtare në Rumani nisi me takimin produktiv me Presidentin Klaus Lohannis. Si aleatë të NATO-s, jemi të përkushtuar për të rritur bashkëpunimin tonë për sigurinë dhe stabilitetin rajonal”, shkruan Hasani.

“Shpreha mirënjohjen e thellë të Shqipërisë për mbështetjen e palëkundur të Rumanisë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, përfundon postimin e tij ministri Hasani./ata