Të paktën 3 palestinezë humbën jetën si pasojë e bombardimit nga avionët luftarakë izraelitë ndaj kampit të refugjatëve Al-Bureij në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, forcat pushtuese izraelite shënjestruan 5 ndërtesa, përfshirë apartamentet Al-Mughari, Ahlam, Hamad dhe Kuds si dhe shtëpinë ku qëndronte familja Ghanem.

Si pasojë e bombardimit të shtëpisë Ghanem nga avionët luftarakë izraelitë, humbën jetën 3 persona, ndërsa të plagosurit u dërguan në spitalin Dëshmorët e Aksasë në Deir Al-Balah.

Avionët luftarakë izraelitë goditën apartamentin Al-Mughari me të paktën një raketë, ndërsa bëhet e ditur se 5 persona që u plagosën në sulmin kundrejt apartamentit Ahlam u dërguan në spitalin Dëshmorët e Aksasë./aa