Popullsia e vendit po pakësohet, por barra e sëmundjeve në popullatë po rritet me shpejtësi.

- Advertisement -

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik mbi ecurinë e infeksioneve nxjerrin në pah se përgjatë pesë muajve të vitit 2024 infeksionet respiratore në popullatë kanë qenë nga 15-20 % më të larta në raport me vitin 2023.

Ndërsa mjekët kanë referuar se edhe simtomatolgjia ka qenë më agresive.

Specialistët e ISHP bëjnë me dije se këtë vit sektori shëndetësor është përballur me ngarkesë më të lartë në punë, si rrjedhojë e virozave me simtoma më agresive dhe të zgjatura që kanë kërkuar trajtim të thelluar.

 

Qarqet më incidencën më të lartë të infeksioneve ishin ato me popullsi më të plakur.

Paralelisht pas pandemisë është shtuar barra e sëmundjeve në popullatë dhe të sëmurit kronikë po rriten me shpejtësi nga plakja e popullatës.

Për pasojë Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësore ka shtuar shpenzimet për rimbursimin e barnave.

Sipas të dhënave të raportit të monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë rritja natyrale e sëmundjeve kronike është rreth 6% më 2023 krahasuar me 2022./EuroNews