Instituti i Bashkimit Europian për Studime të Sigurisë ka publikuar një raport për Kosovën me titull: “Quo Vadis Kosova? Është koha për t’u rilidhur me Perëndimin”. Në të bëhet një përmbledhje e të gjitha zhvillimeve dhe një hartë e incidenteve që kanë ndodhur, kryesisht në veriun e vendit.

Ajo që bie në sy në raportin e agjencisë së BE-së, është fakti se të gjitha janë provokuar nga serbët duke nisur me bllokimet e rrugëve, të shtënat ndaj policisë, rrëmbimi i 3 policëve nga spiunët serbë e deri të sulmi i rrezikshëm në Banjskë.

“Në Shtatorin e vitit 2023, një grup i armatosur i lidhur me Beogradin hyri në fshatin e Banjskës, ku ndodhi një përleshje e armatosur me policinë lokale, të klasifikuar nga BE si një sulm terrorist, ku mbeti i vrarë një polici dhe disa agresorë”, instituti i be për studime të sigurisë./Tema