Kajsitë janë ndër frutat më të preferuara dhe të shëndetshme, ato njihen ndryshe si nektari i perëndive. Ky furt i ëmbël është shumë i pasur në vitamina, fibër dhe minerale që mbrojnë shëndetin dhe ndihmojnë në rënien nga pesha.
Kajsitë mund të shijohen në mënyra të ndryshme, përfshirë duke u shtrydhur dhe prodhuar një lëng të mrekullueshëm, freskues dhe të mirë për tretjen.
Lëngu i kajsisë kundër konstipacionit
Kajsitë janë shumë të pasura me fibër. Lëngu i tyre ruan sasinë më të madhe të fibrës, ndryshe nga frutat e tjera.
Ky lëng është fantastik kundër konstipacionit dhe për përmirësimin e tretjes si pasojë e fibrës.
Lëngu i kajsisë për zemrën
Kajsia përmban shumë vitaminë C e cila e mbron zemrën nga radikalet e lira. Kaliumi nga ana tjetër qetëson enët e gjakut dhe ul tensionin e tij.
Fibra tek kajsia pastron enët e gjakut dhe ul nivelin e kolesterolit duke zbutur kështu presionin ndaj zemrës.
Lëngu i kajsisë kundër anemise
Kajsitë janë shumë të pasura me hekur dhe bakër. Këto dy përbërës ndihmojnë në prodhimin e hemoglobinës dhe luftojnë simptomat e anemisë.
Lëngu i kajsisë e gjallëron organizmin dhe përmirëson metabolizmin.
I mirë për shëndetin e trurit
Ky lëng është shumë i pasur me magnez dhe fosfor. Këto minerale janë të dobishme për funksionet e trurit, sidomos nëse konsumohen rregullisht.
Si ta përgatisni lëngun e kajsisë
Ky lëng mund të përgatitet në dy mënyra: në mikser ose duke i zier frutat, prijini kajsitë në copa të vogla dhe kalojini në shtrydhëse.
Duke qenë se kajsitë nuk nxjerrin shumë lëng, ekspertët këshillojnë që lëngun e tyre ta kombinoni me lëng molle e cila nuk do të shuajë aromën dhe erën fantastike të kajsisë por do ta pasurojë lëngun.
Mënyra e dytë është që t’i zieni copat e kajsisë në ujë, të hiqni bërthamat dhe më pas me gjithë tulin e frutave ta hidhni lëngun në mikser. Kësisoj ai do të jetë i trashë dhe kur të ftohet mund ta shoqëroni me akull për më shumë freski./AgroWeb.org