Protesta e sotme e opozitës ka rezultuar një dështim i vërtetë.

Siç shihet nga pamjet me dron, këtë të martë numri i protestuesve ishte pothuajse inekzistent, pasi si duket organizatorët nuk kanë arritur që të mbledhin as numrin e militantëve të 8-të protestave të para.

Më i madh ishte numri i operatorëve dhe gazetarëve se sa i militantëve.

Të gjitha protestat e opozitës kanë përshkallëzuar në dhunë e disa protestues janë arrestuar për hedhjen e bombave molotov duke rrezikuar jetën e efektivëve të policisë./Dita