Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan, vizitoi kryeqytetin e provincës veriperëndimore kineze Xinjiang.

Fidan vizitoi Xhaminë Yanghang dhe Pazarin e Madh Ndërkombëtar në Urumqi, njoftoi Ministria e Jashtme turke në një deklaratë në X.

Në Xinjiang jetojnë ujgurët etnikë, të cilët janë kryesisht muslimanë.

Vizita në Urumqi është pjesë e një udhëtimi zyrtar treditor në Kinë nga Fidani dhe delegacioni i tij.

Ai pritet të vizitojë edhe qytetin Kashgar në provincë.

Duke iu drejtuar një konference për media me homologun e tij kinez Wang Yi në Pekin të martën, Fidan vuri në dukje rëndësinë e qyteteve Kashgar dhe Urumqi, duke theksuar rolin e tyre në botën kino-turke dhe kino-islame.

Ai tha se Kashgar dhe Urumqi janë dy qytete të lashta islamike turke që kontribuan në pasurinë kulturore të Kinës.

Kryediplomati turk u takua gjithashtu me nënpresidentin kinez Han Zheng.

Vizita e Fidanit në provincën Xinjiang është vizita e nivelit më të lartë nga Türkiye që kur presidenti Recep Tayyip ErdoÄŸan, kryeministër i atëhershëm, vizitoi rajonin në prill të vitit 2012.

Kohët e fundit, Türkiye ka ndërmarrë hapa për të forcuar marrëdhëniet e saj me të gjitha rajonet e Kinës.

Në këtë kontekst, Ankaraja përforcoi praninë e saj diplomatike në Kinë duke hapur Konsullatën e Përgjithshme të Chengdu vitin e kaluar, përveç ambasadës së saj në Pekin dhe konsullatat në Guangzhou, Shangai dhe Hong Kong./aa