Ushtria izraelite njoftoi se 9 ushtarë u plagosën si pasojë e një shpërthimi municioni në një bazë ushtarake në jug të vendit.

Në deklaratën e bërë nga ushtria thuhet se municionet kanë shpërthyer dje në një bazë ushtarake në jug të Izraelit.

Mësohet se nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur 9 ushtarë, prej të cilëve dy në gjendje të rëndë.

Në deklaratë thuhet se ka nisur hetimi për shkaqet e shpërthimit./aa