Numri i ndërmarrjeve aktive në fund të vitit 2023 rezulton të jetë rritur me 4.1%, krahasuar me një vit më parë, duke arritur në 130,338.

Sipas të dhënave të INSTAT, rreth 86.2% e ndërmarrjeve janë në sektorin e prodhimit dhe  të shërbimeve.

Rezulton se rritjen më të lartë vjetore e kanë ndërmarrjet e lidhura me aktivitetin e ndërtimin, me 11.5%. Më pas ndjekin me rritjen më të lartë ndërmarrjet e aktivitetit të informacionit dhe komunikacionit. Rritjen më të ulët e regjistruan ndërmarrjet që lidhen me tregtinë dhe ato bujqësore.

Sipas qarqeve, rezulton se qarku i Vlorës ka rritjen më të lartë me 9.7%, pasuar nga Durrësi dhe Kukësi me 5.7% dhe 4.9% respektivisht.

Ndërsa me rritëm më ulët është rritur numri i ndërmarrjeve në Dibrën dhe Elbasanin me 0.6% dhe 0.7%./ata