Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur fjalën e tij në protesën e opozitës. Meta ka hedhur akuza ndaj Ramës se kërkon të marrë vulën e Partisë Demokratike.

 

Më tej ai theksoi se opozita do vazhdojë rrugën  e saj protesta dhe zgjedhje.

 

“Jemi këtu se këtij të marri nuk i mjafton uzurpimi i PS që e shndërroi në një bandë plaçkitëse me deputetë që janë vetëm kartonë, nuk kanë asnjë bindje politike dhe asnjë kujtesë sa i takon të kaluarës. Kërkon të marrë edhe vulën e PD. Ky njeri me probleme të mëdha mendore, karakteriale, politike po e po, sot është në panikun  e presioneve nga më mafioze nga ata që kërkojnë të rrëzojnë të gjitha kolonat e pluralizmit. Por sot ai është më i mjerë se këdo tjetër.. Shikoni çfarë  ka bërë shoqërisë tonë, familjeve shqiptare duke i shkaktuar plagët më të rënda sociale. Këtij i duhet të vjedhë akoma më shumë. Por ne do të vazhdojmë rrugën tonë, protesta e zgjedhje. Në 14 maj do jemi këtu për të festuar fitoren e Belind Këlliçin”, tha Meta.