Kryeministri Edi Rama theksoi sot se duhet të ecet me shpejtësi të plotë për krijimin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar, të propozuar nga PS, me fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.

Kreu i qeverisë, njëherazi dhe kryetar i Partisë Socialiste, Rama përmes një statusi në rrjetet sociale, u shpreh se ngritja e këtij Komisioni është shumë e rëndësishme.

“Shumë e rëndësishme për të ecur përpara me shpejtësi të plotë”, thekson Rama.

Më herët, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi njoftoi se ka kërkuar nga Kuvendi ngritjen Komisionit të Posaçëm Parlamentar me fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri./ata