Fëmijët palestinezë në rajonin Karara të qytetit Khan Younis në jug të Rripit të Gazës thanë se ushtria izraelite e cila bastisi rajonin, i detyroi ata të hiqnin rrobat dhe të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
Fëmijët palestinezë shpjeguan për gazetarin e AA-së, për bastisjen e kryer nga ushtarët izraelitë në qytezën Karara dhe çfarë përjetuan më pas.
"Ushtarët izraelitë hynë në qytet, bastisën disa shtëpi dhe kërcënuan se do të hapnin zjarr mbi banorët e zonës", thanë fëmijët palestinezë të cilët theksuan se më pas janë detyruar të dilnin nga shtëpitë e tyre dhe të hiqnin rrobat.
Më tej fëmijët palestinezë deklaruan se ushtria izraelite arrestoi disa nga të afërmit e tyre banorë të zonës, përfshirë edhe gra. Një pjesë e fëmijëve të cilët mbetën me të brendshme, u strehuan në spitalin "Dëshmorët e Aksa"-së në Deir al-Beaah, që ndodhet në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.
Ushtria izraelite bastisi rajonin Karara në orët e mëngjesit dhe hapi zjarr intensiv në zonë.
Në sulmet që Izraeli ka kryer në Rripin e Gazës që nga 7 tetori e deri më tani anë humbur jetën 36.586 palestinezë, mes të cilëve të paktën 15.328 fëmijë dhe 10.171 gra ndërsa janë plagosur 83.074 persona të tjerë.
Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke u shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku është strehuar popullata./aa