Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbrojtur veprimet e Policisë së Kosovës, e cila ndihmoi në vendosjen në zyrat e tyre të kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat në Veri me shumicë serbe.

 

“Policia jonë po bën punë profesionale, janë të trajnuar, i dinë të drejtat e njeriut dhe nuk ka shkelje nga ana e Policisë sonë”, tha Kurti.

 

Këtë deklaratë Kurti e dha në  forumin e Bratislavës që po zhvillohet këtë  të mërkurë.

 

Ai e përsëriti këtë qëndrim përkundër reagimit të ashpër të bashkësisë ndërkombëtare se instalimi me forcë i kryetarëve shqiptarë “është i papranueshëm”.

 

“Nëse duan protesta paqësore, me kërkesë për zgjedhje të parakohshme, ata e kanë një kryeministër që ka qenë gjithë jetën aktivist politik dhe është më shumë se i gatshëm t’i dëgjojë dhe ndoshta të pajtohet me ta”, tha po ashtu Kurti.