Gjirokastra vizitohet çdo ditë nga qindra turistë vendas dhe të huaj që e zgjedhin qytetin e gurtë për veçantitë e tij, trashëgiminë, natyrën, mikpritjen, por edhe atmosferën e ngrohtë që krijohet nga shumë aktivitete të organizuara.

Këtë radhë, ishin makinat retro që gjallëruan qytetin e gurtë duke surprizuar turistët e shumtë që e shijuan këtë paradë në kuadër të javës italiane të kulturës.

Kryeministri Edi Rama solli pamje nga Pazari i Gjirokastrës, ku parada e koleksionit të makinave retro që erdhën nga Italia solli një atmosferë fantastike, duke tërhequr vëmendjen e qindra turistëve vendas e të huaj.

Parada e mjeteve klasike të Veteran Club Valle D’Itria përshkoi rrugicat e kalldrëmta të qytetit të Gjirokastrës. Përveç këtyre mjeteve të mrekullueshme, të pranishmit shijuan dhe muzikën dhe atmosferën fantastike që u krijua.

Parada e makinave retro mbushi një ditë të paharrueshme për adhuruesit e makinave RETRO dhe kulturës./ata