Sot janë publikuar rezultatet e provimit të gjuhës së huaj për rreth 28 mijë maturantë.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastriliu në një postim në rrjetet sociale.

“Shpallen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj, që ishte provimi i parë i Maturës Shtetërore. Të gjithë maturantët që kanë dhënë këtë provim mund të kontrollojnë rezultatet e tyre online”, shkruan Manastirliu.

Maturantët do t’i nënshtrohen provimit të matematikës më 18 qershor, ndërsa më 24 qershor është provimi i fundit, ai i lëndës me zgjedhje./ata